Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla transportohet në Tiranë në gjendje të rëndë


Kevin Hajrulla, i cili u plagos rëndë pas një atentati, është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, ai u transportua në Tiranë rreth orës 02:15 të datës 19 dhjetor.

Hajrulla është qëlluar me të paktën 30 plumba, ndërsa një kalimtar i rastit, Armand Spahiu, 35 vjeç, tregtar shumice i fruta-perimeve, gjithashtu u plagos nga breshëria e kallashit.

Fatmirësisht, Spahiu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari Kevin po lufton për jetën pas plagëve të shumta në trup dhe në bark, raporton Shqiptarja.com.