Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Vlorë, brenda automjetit të djegur të autorëve u gjetën 2 kallashnikovë


Gjatë hetimeve mbi makinën e djegur tip Kia, e cila kishte targa italiane të vjedhura, janë gjetur dy armë kallashnikovi, një në sediljen e përparme dhe një tjetër në pjesën e pasme të mjetit.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje disa persona që ishin të pranishëm gjatë atentatit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes.

Po ashtu, është konfirmuar se personi i plagosur, Armando Spahiu, i cili mori një plumb në këmbë ndërkohë që ndodhej pranë një dyqani frutash, është jashtë rrezikut për jetën.