Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Kryeministri Edi Rama theksoi se samiti i fundit në Bruksel ka sjellë një ndjesi shumë pozitive, duke shprehur se plani për mbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2027 ka marrë mbështetje të plotë dhe të paekuivok nga shtetet anëtare.
Rama nënvizoi se ambicia e qeverisë për të ngritur Shqipërinë 2030 është mbështetur në një marrëdhënie të re dhe të fortë me Europën, duke theksuar se pozicionimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka pësuar transformime të rëndësishme.
“Ambicia jonë për të ngritur Shqipërisë 2030 në maja të ëndërruara, është mbështetur jo vetëm në një dëshirë të madhe por realitetin objektiv të kësaj marrëdhënieje të re që kemi krijuar me Europën dhe transformimi që i kemi bërë pozicionimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Kemi hapur një kapitull të ri edhe në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe diasporës, asaj të hershme dhe të re.
Programi qeverisës i mandatit që po përfundojmë ka një pjesë të veçantë për këtë kategori dhe një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë në bazë të programit tregon se është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë për të ndërtuar.
E pashmangshme t’ju kujtoj se kur morëm detyrën ishte një shkretëtirë ku marrëdhëniet mes shtetit e diapsorës, në aspektin e një ngrehinë institucionale.
E nisëm në një pikë dëshpërues edhe se distanca mes shtetit e qytetarëve të tij që jetonin jashtë vendit qoftë edhe për gjënë më të vogël, ishte shumë e madhe. Ndërtuam një proces e strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me një strategji kombëtare të diasporës, kur kemi koordinator shtetëror për diasporës që ndjekim sektorë dhe fusha të ndryshme.
Diaspora mbetet një mëbshtetje e rëndësishme edhe në aspektin drejtëpërdrejt financiar për vendin ”, tha ai.