Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi kriminal që shiste drogë në Sarandë e Delvinë, ekzekutohen 11 masa sigurie “arrest me burg”


Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeti”.

Policia ka dhënë në total 11 masa sigurie “arrest me burg”.

Mësohet se anëtarët e grupit të dyshuar kriminal shpërndanin lëndë narkotike, kryesisht në Sarandë dhe në Delvinë. 

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetaseve: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi”, njofton policia.