Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi u ndërpre për shkak të mungesës së ministrit të Financave, Bardhi: Kur t’i dalë gjumi e shqyrtojmë projektligjin e propozuar


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ashpër, pasi seanca parlamentare u ndërpre për disa minuta, për shkak të mungesës së ministrit të Financave, Petrit Malaj.

“Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave”, u shpreh Gazment Bardhi. Ai tha se në momentin kur prezantuesi i një projekligji nuk ndodhet në seancë, hiqet nga pika e rendit të ditës.

“Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur,

Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore.

Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji.

Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar. Po të presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme.”, u shpreh ai.