Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe drejtuesi i Partisë Nisma, Endri Shabani janë përfshirë në një debat të ashpër, deri në ofendime personale.
Blushi e quajti Shabanin hajdut fondesh dhe ordiner.
“Je një mashtrues publik, je një hajdut fondesh, je një ordiner. Ti je një gjobaxhi, i vendos gjoba biznese”, iu drejtua Blushi, duke theksuar “je budalla apo bën vetë”.
Pjesë në biseda:
Blushi: Nuk flas me LGBT, je LGBT
Shabani: Për këtë Aleks këtu e ke?!
Blushi: Ore qenke debil ti, është debil me syze
Shabani: Këtë takim e ke organizuar ti
Blushi: Nëse unë kam përfituar 1 cent nga Soros, jo largohem nga politika, por nuk dal nga shtëpia. Të më akuzojë një hajdut fondesh që unë kam marrë para nga Soros…
Shabani: Ti rri me hajdutët nga mëngjesi në darkë! Të më akuzojë mua një hajdut i floririt të shtetit që unë kam vjedhur fondet është kulmi