Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbledhje e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, zbardhet agjenda


Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë.

Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Prishtinë.

Në total pritet të mblidhen 130 deputetë, ku priten të jenë të pranishëm edhe 70 parlamentarë të Kosovës. Të pranishëm në takim do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas ekzekutimit të himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, në 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare. Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Tradita e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës ka nisur që më 2014 kur dy qeveritë u takuan në Prizren. Në atë kohë, qeveria e Kosovës drejtohej nga Hashim Thaçi. Një tjetër mbledhje e përbashkët u mbajt pak më vonë në Tiranë, më datë 23 mars 2015 me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Takimi i fundit mes qeverisë së Ramës dhe të Kurtit është mbajtur më 2022, ku ndër të tjera, u arrit që vendet të nënshkruajnë 19 marrëveshje të përbashkëta, që rregullonin sektorë të ndryshëm.

Agjenda

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

  1. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
  2. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
  3. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
  4. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

  1. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  2. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve