Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Gjykatën e Hagës për proceset gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit e Krasniqit: Po mbahen peng prej 5 vitesh


Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka lëshuar mesazhe të forta edhe kundër Gjykatës së Hagës ku prej pesë vitesh po vijon procesi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

Rama tha se ky proces ka zhgënjyer çdo pritshmëri për standarde të shtetit të së drejtës, duke e cilësuar atë si një proces të parregullt ligjor.

Ai shprehu shqetësimin se në Kuvendin e Kosovës, ku u shpall dhe u firmos pavarësia, nuk është ndërmarrë asnjë nismë përmes një rezolute për të kërkuar përmirësimin e standardeve të procesit, pavarësisht se shumë vende financuese të gjykatës janë të pranishme.

“Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u fIrmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës.

Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit dhe Kadriut, është nyja e mbledhur në fyt se ai proces është një proces i parregulltë ligjor.

Nuk rrit dot pa ua thanë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë përmes një rezolute, për të gjitha vendet financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh për standardet e atij procesi.

Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit”, tha Rama.