Vendosni fjalën kyçe....

“Nga ligji për faljen e gjobave që miratuan socialistët përfitojnë bizneset pranë qeverisë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha se ligji i miratuar nga PS-ja në Kuvend u ka shërbyer kompanive me lidhje me qeverinë Gjikuria e Qefalia.

Në bashkëbisedimin me gazetarët Berisha tha se ligji është bërë enkas për ta dhe se asnjë fshatar i thjeshtë nuk përfiton asgjë prej tij.

“Përfituesit e ligjit të faljes së gjobave janë Janë Gjikuria të cilit Rama i fali 2.1 miliardë lekë. Qefalia 700 milionë lekë. Dhënderi i Qefalisë 300 milionë lekë për resorte të mëdha. Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Këtyre pas heqjes së gjobave marrin të drejtën e legalizimit. I ndërtuan pa leje, i gjobitën, tani i heqin gjobën i legalizojnë. Falënderoj qytetarin dixhital që u çori maskën. Ligji vetëm për fshatarët nuk mund të ishte, spese gjobat ndaj tyre ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Njësoj siç veproi Ulsi Manja me Aministinë. Ai kundër shumave të mëdha që ka marrë ka shkelur ligjin dhe ka lejuar faljen e atyre që nuk duheshin falur.” – tha Berisha.