Vendosni fjalën kyçe....

Rama i çoi letër Kurtit në seancë, takohen për disa minuta kokë më kokë


Kryeministri i Kosovës Kurti dhe ai i Shqipërisë Rama janë takuar kokë më kokë për disa minuta pas përfundimit të takimit të përbashkët mes Kuvendeve të dy vendeve.

Nuk dihet se çfarë biseduan më kokë dy krerët e qeverive të cilët shtrënguan duart për foton e rastit para mediave.

Më herët, teksa në sallën e parlamentit të Kosovës po vijonin fjalimet, kryeministri Rama i dërgoi një letër të mbyllur homologut të tij Kurti.

Gjatë takimit Kurti-Rama është nënshkruar marrëveshja për Lojërat Mesdhetare 2030, ku në Durrës do zhvillohen garat e disiplinave ujore.

*Video marrë nga BW