Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Një automjet me targa angleze është përplasur me një trajler, që ka qenë i parkuar. Për pasojë, ka humbur jetën 22 –vjeçari D.Hoxha.
“Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.
Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit”, njofton policia.