Vendosni fjalën kyçe....

Garon për Shqipërinë, Colturi në podcastin “Flasim”: Flamuri kuq e zi më ka sjellë fat


Skiatorja italiane, Lara Colturi, e cila garon për Shqipërinë, ka ndarë me kryeministrin Edi Rama arsyet e zgjedhjes së flamurit kuq e zi për të përfaqësuar vendin tonë. Ajo shprehu se ky vendim erdhi pas një diskutimi me familjen, duke parë mundësinë për të hapur rrugë drejt renditjes në nivele të larta si në Kupën e Botës.

Lara theksoi se flamuri shqiptar i ka sjellë shumë kënaqësi dhe fat, duke përmendur çmimin Gurgl dhe tre çmime të tjera të rëndësishme që e vendosën në dhjetëshen më të mirë.

Ajo gjithashtu tregoi se prindërit e saj, të cilët janë gjithashtu trajnerët e ekipit kombëtar të skive, po e ndihmojnë për të arritur suksese të tjera. Colturi theksoi se ajo dhe të tjerë skiatorë shqiptarë po stërviten për të nxjerrë talente të reja dhe se flamuri shqiptar po i mundëson të jetojnë ëndrrën e tyre.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Je e vendosur që të ngresh flamurin shqiptar në majat e botës së skive

Lara Colturi: Po, e morëm këtë vendim së bashku me prindërit e mi, me familjen time pasi pamë pikërisht këtë mundësi për qenë bashkë me familjen time në pistë, për të punuar së bashku me prindërit e mi

Edi Rama: Po përse vendosët të hidhnit këtë hap, mëse të mirëpritur nga ne, por duhet ta shpjegojmë pse vendosët të kalonit nga njëri breg i detit në tjetrin e të merrnit nënshtetësi shqiptare

Lara Colturi: Vitin e parë, mamaja ime foli me Elvisin dhe pa mundësinë për të ardhur në Shqipëri.

Unë në kategorinë C dhe isha në moshën 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të më mundësonte hapjen e mundësive drejt renditjes në vendet e para apo në Kupën e botës, e për të përjetuar atë që po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit, duke u argëtuar së bashku

Edi Rama: Nëna jote është gjithashtu edhe trajnerja e ekipit kombëtar shqiptar të skive.

Lara Colturi: Po, e vertetë, nëna dhe babi im janë trajnerët e mi, tani kam edhe fizioterapisitin dhe furnizuesin e pajisjeve

Edi Rama: Nuk je vetëm ti në skuadër, ka edhe të tjerë që stërviten, e që ndoshta do të nxjerrë edhe skiatorë të tjerë, është vëllai yt që është më i vogël, por edhe të tjerë.

Lara Colturi: Në fakt nuk janë vetëm unë, ka edhe djem e vajza që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë

Edi Rama: Janë edhe shqiptarë të lindur dhe rritur në Itali

Lara Colturi: Besoj se disa prej tyre kanë familjet me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Itali.

Edi Rama: Ke shkuar deri në Zelandën e Re për t’u stërvitur

Lara Colturi: Tashmë është e vështirë të gjesh vende me dëborë, për fat të keq nuk bie dëborë si 10 vite më para dhe akullnajat po shkrihen.

Unë jam rritur mes maleve dhe tashmë ka vende malore që nuk shkoj më pasi nuk ka dëborë. Ka shumë skuadra, ashtu si e jona që lëvizin shpesh, çdo javë

Edi Rama: Por duhet thënë që flamuri kuq e zi të ka sjellë fat apo jo

Lara Colturi: Po, në fakt më ka falur shumë kënaqësi, si, për shembull, çmimi Gurgl 2-3 javë më parë, si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja dhe unë po argëtohem shumë.