Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në një protestë të re të mosbindjes civile, që do të zhvillohet të hënën, më 23 dhjetor, në Tiranë. Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe pritet të bllokojë disa nyje kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Simpatizantët e opozitës do të bllokojnë segmentet kyçe si rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, sheshi “Wilson”, “Pallati me Shigjeta” dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.