Vendosni fjalën kyçe....

“Tik Tok është rrugaçi i lagjes”- Rama: Ka 2 Shqipëri një në Parlament e në media, një në komunitet


Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla, ka theksuar se tragjedia e fundit ka nxitur një lëvizje të madhe në shoqëri për të rritur masat e sigurisë në institucionet arsimore.

Ai komentoi gjithashtu përbërjen e dy Shqipërive: një Shqipëri që e përjeton ngjarjen nga Parlamentet dhe mediat, dhe një tjetër Shqipëri që e përjeton drejtpërdrejt, në nivelin e komunitetit, ku prindërit janë të prekur nga siguria e fëmijëve të tyre.

Kryeministri theksoi se, ndonëse nuk mund të parandalohen të gjitha ngjarjet tragjike, duhet të merret përgjegjësi për pasojat dhe të përdoren këto ngjarje për të përmirësuar situatën.

Në lidhje me bllokimin e TikTok, Rama deklaroi se është një masë e nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor.

“Faleminderit që në një paradite pushimi jeni të gjithë këtu, anëtarë dhe përfaqësues të këshillit të prindërve, drejtues dhe mësues shkollash, përfaqësues të institucioneve, në një takim që sintetizon të gjithë procesin e këshillit në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej ku doli dhe plani i ri i veprimit, për fuqizimin e mekanizmave të sigurimit në shkollë.

U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore dhe të gjithë territorin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër të vihej në lëvizje e njëjta fuqi lëvizje e vetshoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në Parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë, qasja ndaj një ngjarje ka sjellje të ndryshme.

Si gjithnjë, në një qasje ndaj një ngjarje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Dhe si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast, farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë destruktive, që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithë përfshirëse.

Qeveria, shteti janë struktura në zhvillim të vazhdueshëm. Dhe vetë procesi i vetëqeverisjes është një proces korrigjimi të vazhdueshëm.

Nuk ka në asnjë vend në asnjë stazh të zhvillimi që nuk ka asgjë për të rregulluar, asgjë për të zhvilluar dhe për të shkuar sahat. Ashtu sikurse nuk ka asgjë në këto raste të tilla për një përgjegjësi të vetme.

Ç’ka ka dalë më së mirin ne të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe në reflektimin e një ngjarje, ka dy Shqipëri.

Ka një Shqipëri në Parlamentet dhe në media, ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku njerëzit e prekur drejtpërdrejtë dhe në këtë rast, prindërit e prekur drejtpërdrejtë sepse kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla.

Çfarë kam dëgjuar nga këto prindër është se TikToku po e po, por si do bëhet me këtë dhunë, me këtë prurje, lum përditë nga mediat që shkon në një drejtim krejt të kundërt që ne kemi me fëmijët tanë. I them të gjitha këto për të pasur të qartë bashkarisht çdo gjë.

Nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por sot ajo i dallon qasjet në nivelin komunitar, në nivelin shoqëror se si reagojnë ndaj tyre.

A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e shoqërisë të bëhet një sebep i mirë, apo një sebep që e gjithë shoqëria të futet në sherr.

Nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë. Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.

Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet.

Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet.

Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që ëe ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemni frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tikun e Kinës.”-u shpreh kryeministri Rama.