Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli TikTok


Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliuka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok, duke e cilësuar këtë veprim si një tentativë të dështuar për të fshehur përgjegjësinë e tij për krimin në vend.

Balliu e quan këtë akt një përpjekje të pabazuar për të fajësuar një platformë sociale, ndërkohë që, sipas tij, Rama është i përfshirë në mbrojtjen e kriminelëve dhe inkriminimin e institucioneve të shtetit.

“Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli TikTok!” shkruan Balliu, duke ironizuar deklaratën e Ramës.

Ai thekson se Edi Rama ka inkriminuar institucionet shtetërore dhe ka mbushur Shqipërinë me kanabis, duke i dhënë mbështetje kriminelëve në vend, një fenomen që ka pasur ndikim edhe te rinia, e cila ka pasur kontakte me drogën shumë përpara se TikTok të ishte i pranishëm në Shqipëri.

“Shpëtuam, ska më drogë dhe krim tani që Rama mbylli Tik Tok!

Akti i Edi Rames për të fajsuar Tik Tok për krimin provon që ai kërkon të mbrojë kriminelët!

Inkriminimi i institucioneve të shtetit erdhi si rjedhoj e kriminelëve në listat e Edi Ramës dhe në Administratën e tij, kur Edi Rama inkriminonte institucionet e shtetit dhe mbushi vendin me kanabis ku u përfshi e gjithë Rinia Tik Tok nuk ekzistonte në Shqiperi.

Por Edi Rama që ska si të luftoj krimin sepse ai është shefi i krimit ka një hall tjetër me Tik Tok, faktin që nuk kontrollon dot sic kontrollon mediat e vëndit tonë të cilat kanë urdhër nga mengjesi në darkë të merren me opozitën.

Vetëm një njeri i çprishur mund të shfrytëzoj humbjen e jetës të një fëmije për të kryer krime ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit”, shkruan Balliu.