Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbyll TikTok-un, lista e vendeve që e kanë bllokuar, ato aziatike më të ashpra


Vendimi i sotëm i qeverisë Rama për mbylljen e TikTok shton listën e vendeve ku rrjetit social kinez është mbyllur më herët.

Kreu i qeverisë tha se rrjeti në fjalë do mbyllej për një vit ndërsa rreshtoi arsyet që e kishin çuar atë drejt një vendimi të tillë.

Ministrja Manastirliu nuk dha hollësi të bllokimit, si do funksionojë por pritet që aplikacioni të bllokohet plotësisht për mbarë popullatën.

Në prill të këtj viti, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj që mund të çojë në ndalimin e TikTok në SHBA nëse ByteDance, kompania mëmë në pronësi kineze të aplikacionit, nuk e shet atë brenda një viti.

Ndërkohë një numër vendesh e kanë bërë këtë gjë më herët. Më poshtë është një listë e ndarë sipas kontinenteve.

Evropa

Belgjika, Austria, Danimarka, Estonia, tre institucione të BE-së, Çekia, Franca, Irlanda, Letonia, Malta, Holanda, Norvegjia, Britania e Madhe (Telefonat e punës së punonjësve të administratës)

Rusia (Lejohen vetëm videot nga krijuesit rusë)

Rumania (Bllokim i plotë)

 Azia

Tajvani, Indonezia (Bllokim nga telefonat e zyrtarëve të qeverisë dhe punonjësve të administratës)

India, Irani, Koreja e Veriut, Kirgizstani, Uzbekistani, Bangladesh, Afganistani (Bllokim i plotë)

Kina (Nuk lejon versionin ndërkombëtar të TikTok-ut)

Nepali (e hoqi bllokimin e plotë në gusht 2024)

Pakistani, Filipine (e kanë nën mbikëqyrje)

Afrika

Senegali, Somalia (Bllokim i plotë)

Amerika e Veriut

SHBA, Kanada (Bllokim nga telefonat e zyrtarëve të qeverisë dhe punonjësve të administratës dhe ushtria)

Disa shtete në SHBA e kanë bllokuar plotësisht

Oqeania

Australia, Zelanda e Re, Kaledonia e Re (Bllokim nga telefonat e zyrtarëve të qeverisë dhe punonjësve të administratës)