Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka koalicion me Shehajn, Lapajn e Shabanin, janë parti të Sorosit e Veliajt” – Noka


Flamur Noka tregoi mbrëmjen e sotme tre partitë me të cilat PD-ja nuk do bënte koalicion parazgjedhor.

Sipas tij, selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë me përjashtim të “Lëvizjes Mundësia” të Agron Shehajt, “Nismën Thurje” të Endri Shabanit dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Ndërsa për Shehajn ai tha se partia e tij është ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, për Shabanin e Lapajn shtoi se janë krijesa të Sorosit.

“Partinë e Shehajt e ka krijuar Erion Veliaj, ndërsa ato partitë e tjera të Lapajt dhe Shabanit, i ka krijuar Soros.” – tha Noka.

Lidhur me protestën e së hënës me 23 dhjetor, numri dy i PD-së tha se mosbindja civile do paralizojë gjithë Tiranën dhe se protesta i nënkupton të gjitha.

“Tirana do jetë në duart e qytetarëve, Tirana do bllokohet. Pikat janë të përcaktuara ku e gjithë Tirana do jetë nga Zogu i Zi, Bashkia, Sheshi Ëilson, Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe ura te Rruga e Elbasanit. Ne do jemi në sheshe derisa Edi Rama të njohë realitetet e reja. Do marrim të gjitha përgjegjësitë që na ngarkon Kushtetuta dhe vota e qytetarëve. Kur thuhet mosbindje civile nënkuptohen të gjitha. Do ketë bllokim të gjithanshëm. Zgjedhjet e lira janë domosdoshmëri për shqiptarët, janë jetike”, shtoi Noka.