Vendosni fjalën kyçe....

Partia e “Djathtas 1912” mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut


Partia më e re “Djathtas 1912” ka shprehur mbështetjen e saj për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK-ut.  

Në konferencën për shtyp ku merrte pjesë një nga themeluesit e saj, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, “Djathas 1912” tha se SPAK është i vetmi institucion që lufton korrupsionin në vend.

“Djathtas 1912”, e mbështet fuqimisht të gjithë veprimtarinë e SPAK-ut, në këto 5 vite ekzistencë të këtij institucioni, pavarësisht kërkesës së opinionit për veprime ligjore më të vendosura. Për ne, SPAK mbetet i vetmi institucion që mundet dhe lufton korrupsionin në këtë vend. Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standard të ri në vënien e drejtësisë në vend!.” – thuhet në deklaratën e saj.

Pjesë e kësaj partie janë ish-deputetët e PD-së Alibeaj, Flutura Açka e Arbi Agalliu, të njohur dikur si pjesë e grupit të Bashës por themeluan partinë e tyre pas përpasjes me këtë të fundit.