Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo merr frenat e kampionatit, zhytet keqazi Tirana


Pas fitores ndaj kampiones në fuqi të Superligës, Dinamo ka rimarrë vendin e parë në renditje duke u shpallur kampione dimri.

Ekipi i Ilir Dajës arriti të shënonte dy gola, një në pjesën e parë dhe një më të dytën ndaj Egnatias ndërsa kjo e fundit shkurtoi rezultatin në minutën e 67’.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Laçi mundi Tiranën 3-1 duke thelluar krizën e bardhebluve.

Pas javës së 19-të, Dinamo kryeson me 34 pikë e ndjekur nga Partizani me 33 dhe Vllaznia e Engnatia me 31 e 30 pikë përkatësisht.

Tirana nga ana e saj ka rrëshkitur në zonën e ftohtë të renditjes.