Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në shtetin brazilian të Minas Gerais, raportoi Associated Press, duke cituar zyrtarë të zjarrfikësve që ndoqën vendin e ngjarjes.
13 persona të tjerë u dërguan në spitalet pranë qytetit. Autoritetet thanë se autobusit, që se u nis nga Sao Paulo me 45 udhëtarë, i shpërtheu një gomë, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin dhe të përplasej me një kamion.
Një tjetër makinë më pas u përplas me autobusin, por të tre udhëtarët e tij mbijetuan. Reuters tha se përplasja, që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, çoi në djegien e autobusit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një kamion në majë të një makine të shtypur me rrotat e saj gjigante të ngulitura në çatinë e mjetit më të vogël.
Brazili kishte një normë të përllogaritur të vdekjeve nga trafiku rrugor prej 15.7 për 100,000 në vitin 2021, sipas të dhënave të përpiluara nga OKB-ja, që është shumë më e lartë sesa shkalla e 8.8 vdekjeve për 100,000 në Argjentinë.
Vendi ka njoftuar planet për të provuar të përgjysmojë numrin e viktimave në rrjetin e tij rrugor deri në fund të dekadës, për të cilin Ministria e Transportit thotë se do shpëtojë 86,000 jetë midis 2021 dhe 2030.