Prodhuesi kinez i makinave elektrike Nio filloi shitjet e makinës së tij më të shtrenjtë, pasi kërkon të dyfishojë dërgesat në vitin 2025 dhe të kthehet në fitimprurës.
Prodhuesi 10-vjeçar i automjeteve prezantoi zyrtarisht sedanin elektrik me bateri ET9 të shtunën në Guangzhou. Me çmim nga 788,000 juanë (108,000 dollarë), ose 660,000 juanë nëse pronari vendos të marrë me qira baterinë, makina ekzekutive me katër ulëse do përballet me serinë Panamera të Porsche AG dhe gamën luksoze S të Mercedes-Benz.
ET9 do jetë në gjendje të udhëtojë për 650 kilometra me një karikim me një bateri 100 KWh dhe sistemi i karikimit me tension të lartë do sigurojë karkim të vlefshëm për 225 kilometra rrugë në vetëm pesë minuta.
Ai gjithashtu do jetë i pajisur me sistemin inteligjent të drejtimit të Nio-s, i mundësuar nga çipa që janë zhvilluar në Kinë, 35 altoparlantë dhe veçori që përfshijnë hapësirën e zgjeruar të këmbëve. Dorëzimi do fillojë në muajin mars.