Vendosni fjalën kyçe....

“Evropë, s’është aq e vështirë për ta mbyllur TikTok-un, Shqipëria e bëri” – Vlahutin thirrje vendeve të BE-së


Ish-ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin i ka bërë thirrje BE-së që të ndjekë shembullin e kryeministrit Rama për të mbyllur rrjetin social TikTok.

Ajo shkruan se diçka e tillë nuk është kaq e vështirë.

“Shqipëria ndalon Tik Tok duke filluar nga 1 janari 2025. Evropë, nuk është aq e vështirë.” – shkruan  ajo.

Vendimi për mbylljen e rrjeti social u njoftua dje nga kryeministri Rama i cili tha se TikTok do mbyllej për një vit pasi nxit sjelljen  e dhunshme.