Ekipi i tranzicionit i Donald Trump po mendon të nxjerrë SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që në ditën e parë të administratës së re, sipas ekspertëve që paralajmërojnë ndikimin “katastrofik” që do kjo gjë do kishte në shëndetin global.
Anëtarët e ekipit të Trump u thanë ekspertëve qëllimin e tyre për të shpallur një tërheqje nga trupi global i shëndetit në përurimin e presidentit të zgjedhur më 20 janar. Largimi do hiqte burimin më të madh të fondeve të OBSH-së, duke dëmtuar aftësinë e saj për t’iu përgjigjur krizave të shëndetit publik, siç është pandemia e koronavirusit.
“Amerika do lërë një boshllëk të madh në financimin dhe udhëheqjen globale të shëndetësisë. Unë nuk shoh askënd që mudn ta plotësojë këtë gjë,” tha Lawrence Gostin, profesor i shëndetit global në “Georgetoën Laë”, duke shtuar se plani për t’u tërhequr “në ditën e parë” do ishte “katastrofik” për shëndetin global.
Beteja për marrëdhëniet e SHBA-së me OBSH-në vjen pasi Trump emëroi disa aleatë, si skeptikun ndaj vaksinave Robert F Kennedy, për punët kryesore shëndetësore në administratën e ardhshme. Megjithatë, Gostin tha se nuk ishte i sigurt se Trump do t’i jepte një prioritet aq të lartë një tërheqjeje të menjëhershme nga OBSH-ja, sa disa në ekipin e tij.
SHBA është financuesi më i madh i vetëm i OBSH-së, duke siguruar rreth 16 për qind të financimit të saj në vitin 2022-2023.
Në vitin 2020, Trump nisi procesin për t’u larguar nga OBSH-jas pasi Covid-19 u përhap, duke akuzuar agjencinë se ishte nën kontrollin e Kinës. Por procesi nuk përfundoi kurrë dhe pasardhësi i tij demokrati Joe Biden rifilloi marrëdhëniet me agjencinë në ditën e tij të parë të detyrës në 2021.
Ekspertëve u është thënë se disa në ekipin e Trump duan të lëvizin shumë më shpejt këtë here, menjëherë pas fillimit të procesit.
Ashish Jha, ish-koordinatori i përgjigjes ndaj Covid në Shtëpinë e Bardhë të Biden dhe dekani i shkollës së shëndetit publik të “Universitetit Broën”, tha se ekipi i tranzicionit donte që Trump të tërhiqej ditën e parë për shkak të “simbolizmit” të vendimit që mori Biden në ditën e parë të betimit.
“Ka shumë njerëz që do jenë pjesë e rrethit të brendshëm të administratës që nuk i besojnë OBSH-së dhe duan të tregojnë simbolikisht ditën e parë se janë jashtë saj,” tha ai.
Ai shtoi se disa në ekip donin të qëndronin në organizatë dhe të shtynin për ta reformuar atë, por një grup tjetër që besonte në ndërprerjen e lidhjeve po fiton terren.
Organe të tilla si OBSH-ja janë kyçe për bashkëpunimin global për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave, si dhe trajtime të tjera gjatë emergjencave shëndetësore, tha Jha.
“Nëse nuk jeni të angazhuar në këto institucione, do e kemi tejet të vështirë të përgjigjemi si duhet kur të ndodhë shpërthimi i radhës,” paralajmëroi ai.
Gostin tha se do të ketë “vite shumë të dobëta për OBSH-në ku do duhet të luftojë për t’iu përgjigjur urgjencave shëndetësore dhe do të duhet të zvogëlojë ndjeshëm stafin e saj shkencor”.
Ai paralajmëroi se nëse SHBA-ja do largohej nga OBSH-ja, vendet evropiane nuk kishin gjasa të rrisin fondet dhe Kina mund të përpiqet të ushtrojë më shumë ndikim.
“Nuk do ishte një veprim i zgjuar pasi tërheqja do ia linte udhëheqjen Kinës,” tha ai.
Ekipi i tranzicionit të Trump nuk komentoi drejtpërdrejt mbi tërheqjen e mundshme. Një person i njohur me planet i tha Financial Times: “E njëjti OBSH që lamë në administratën e parë? Duket sikur nuk do na interesojë shumë se çfarë do thonë ata.”
OBSH nuk komentoi. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha këtë muaj se ajo ishte një “organizatë unike” që shpresonte të bashkëpunonte me politikëbërësit amerikanë.
“Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku,” tha ai.
“Unë besoj se drejtuesi e Uashingtonit e kuptojnë se SHBA-ja nuk mund të jetë e sigurt nëse pjesa tjetër e botës nuk është e sigurt.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Financial Times
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani