Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës


Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë sot qeverinë e re të Francës. Njotimi u bë nga zyra e Presidentit  Emmanuel Macron, pas përfundimit të një dite zie për viktimat e fatkeqësisë në arkipelagun e goditur nga ciklonet në Francë të Mayotte.

Sipas mediave franceze, Macron, i cili u kthye të dielën (23 dhjetor) nga një vizitë në Mayotte e shkatërruar nga ciklonet dhe Afrikën Lindore, foli me Bayrou për këtë dje.

Bayrou, kreu i partisë MoDem e cila është aleate me partinë e Macron, zhvilloi edhe konsultimet gjatë fundjavës.

“Ne po bëjmë përparim,” tha Marc Fesneau i MoDem në një intervistë me La Tribune Dimanche.

Prioriteti i menjëhershëm i Bayrou është të sigurohet që qeveria e tij mund t’i mbijetojë një votimi mosbesimi dhe të miratojë një buxhet për vitin e ardhshëm. Ai shpreson të sjellë figura nga e majta, e djathta dhe qendra për të mbrojtur qeverinë e tij nga censurimi i mundshëm./France24