Shtyhet seanca për në datën 9 janar për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikim vepre. Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), pas vendimit që akuzat ndaj tij të rëndoheshin. Togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte përfshirjen e të akuzuarve në dosjen e “Sterilizimit” si një grup i strukturuar kriminal.
Në sallën e gjyqit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, reagoi duke thënë: “Ku janë lekët që paskam vjedhur?” Pas këtij zhvillimi, seanca gjyqësore për rastin e “Sterilizimit” u shty për datën 9 Janar, për t’u dhënë akuzuarve mundësinë të paraqesin konkluzionet e tyre.
Ilir Beqaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në lidhje me skandalin e sterilizimeve të institucioneve shëndetësore.