Vendosni fjalën kyçe....

SPAK rikualifikoi akuzën, Rrapaj humb ndjenjat, shtyhet seanca për 9 janar


SPAK ka pranuar rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të akuzuar në dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili, pasi u tërhoqën për 30 minuta, vendosën të pranojnë sugjerimin e gjyqtares Flojera Davidhi për rikualifikimin e akuzave në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Seanca e radhës është caktuar për më 9 janar, për t’u dhënë mundësi të pandehurve të paraqesin konkluzionet e tyre mbi akuzat e rikualifikuara.

Ndërkohë, gjatë seancës, biznesmeni Ilir Rrapaj humbi ndjenjat pas rëndimit të akuzave ndaj tij, ndërsa ish-ministri Beqaj reagoi duke pyetur: “Ku janë lekët që paskam vjedhur?”

Sipas SPAK, Beqaj, Rjepaj dhe Rrapaj akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në lidhje me skandalin e koncesionit të sterilizimit.

Hetimet kanë nxjerrë në pah se procedurat për dhënien e koncesionit janë shkelur dhe se kostot e sterilizimit janë rritur në mënyrë fiktive.

Akuzat ndaj Beqajt përfshijnë “shpërdorim detyre”, ndërsa Rjepaj dhe Rrapaj akuzohen për “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentash”.

Akuzat që referoi SPAK në GJKKO
Ilir Beqaj – “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal, dënohet me burgim deri në shtatë vjet

Klodian Rjepaj, – ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal. Dhe “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25 të Kodit Penal
Ilir Rrapaj – ka konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal.
Akuza që GJKKO kërkon të rikualifikohen dhe SPAK pranoi
Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të gjykohet për Vjedhja e kryer duke shpërduar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’, në bazë të nenit 135 dhe 333/a