Është shtyrë sërish në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili është dënuar për skandalin seksual në zyrën e tij.
Sipas Gjykatës, tre ekspertët mjekoligjorë të caktuar për të vlerësuar shëndetin e Safet Gjicit, i cili ka kërkuar lirim nga qelia me pretendimin se vuan nga zemra dhe diabeti, nuk janë paraqitur në seancë.
Seanca e rradhës u caktua më datë 31 Janar 2025 ora 10:00.
Njoftimi i Gjykatёs:
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici mbi zhvillimin e seancës gjyqësore sot, më datë 23.12.2024 me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare znj. Suela Lika.
Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, nuk u paraqitën Ekspertët Mjekoligjor përcollen Aktin e Ekpsertimit zyrtarisht me postë .
Rezulton se në aktin e ekspertimit, ekspertët mjekoligjor nuk i janë përgjigjur pyetjes nr. 10 të gjykatës e cila kërkoi: “Cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?”.
Për këtë arsye Gjykata në kuadër të shqyrtimit të plotë dhe të gjithanshëm vlerëson që ekspertët mjekoligjorë kanë detyrim t`i përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe akti ekspertimit të plotësohet në lidhje me pyetjen 10-të, ku ekspertët mjekoligjorë duhet të japin përgjigje nëse kërkuesi ka marrë terapinë e nevojshme në spitalin privat ku është vendosur, cila është terapia dhe nësë është e mundur të garantohet nga ky institucion.
Gjykata caktoi se, shërbimi i provës duhet të hartojë një Plan Individual për kërkuesin me objekt “Qëndrim në Shtëpi”.
Shërbimi i provës kërkoi të vendosen në dispozicion të gjithë aktet në rrugë postare dhe kërkoi 2 (dy) javë kohë për hartimin e Planit Individual.
Për t`i dhënë kohën e nevoshme shërbimit të provës për hartimin e Planit Individual dhe ekspertëve mjekoligjorë t`i përgjigjen pyetjes 10-të, seanca e rradhës u caktua më datë 31.01.2025 ora 10:00.