Vendosni fjalën kyçe....

“Porti i Durrësit afera më e madhe e Ramës, kërkon të përvetësojë. Nuk ia falim” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha nga protesta se opozita nuk do lëshojë pe për Portin e Durrësit, të cilin e quajti aferën më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe ndër aferat më të mëdha në Evropë e botë.

I pyetur mbi rrëzimin e komisionit hetimor për Portin e Durrësit, ai tha se PD-ja nuk do e falë kurrë Portin e Durrësit te Edi Rama dhe se Shqipëria nuk ka asnjë për t’i falur askujt.

“Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqupërisë dhe ndër më të mëdhatë në historinë e Evropës dhe botës. Porti i Durrësit është pasuria e shqiptarëve  dhe po përvetësohet nga Edi Rama duke përdorur si mbulesë Alabarin. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Edi Rama është i humbur.” – tha Berisha.