Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në protestë, deputetët e PD-së dhe PL-së akuza policisë për dhunë


Te Sheshi Wilson dhe Pallati me Shigjeta ka pasur përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së e PL-së.

Ndërsa policia është përpjekur të shpërndarë deputetët dhe protesutesit, ka gjetur kundërshtinë e këtyre të fundit.

Deputeti i PD-së Gjekmarkaj tha se policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, duke i goditur e dhunuar. Po ashtu qytetarët denoncuan policinë se kishte shoqëruar disa qytetarë që ishin duke protestuar qetësisht.

Po kështu deputeti i PD-së Baçi tha se policia e kishte goditur me grusht në bark. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi e deputetet Zhupa e Xhixho akuzuan policinë për dhunë fizike.