Klevis Balliu akuzoi efektivët e policisë se dhunuan nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj. Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk ka ndodhur kurrë që policia të dhunojë nënkryetarin e Kuvendit.
Ai tha gjithashtu se policia në vend se të luftojë krimin e organizuar, po dhunon deputetë e qytetarë.
“Nënkreytari i Kuvendit me urdhër është sulmuar barbarisht. Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend që policia të sulmojë në këtë mënyrë barbare nënkryetarin e Kuvendit. Imagjinoni pak sikur këta të kishin aq këllqe të hynin në Dobraç e për të shkuar te Bandat e Durrësit. E dhunuan nënkryetarin e Kuvendit, e rrëzuan në tokë, e shkelën me këmbë dhjetëra poicisë. Këta do mbajnë përgjegjësi para ligjit.” – tha Balliu.