Qindra qytetarë kanë betur të bllokuar në Qafën e Murrizit prej orësh për shkak të reshjeve të borës.
Ata kanë aty prej disa orësh ndërsa në makinat e bllokuara ka edhe gra e fëmijë. Makinat e bllokuara kanë qenë duke udhëtuar në Rrugën e Arbrit nga Tirana drejt Klosit, Burrelit, Bulqizës e Peshkopisë dhe anasjelltas.
“Kripë rruga nuk ka. Unë jam me pasagjer. Nuk kam ku të shkoj me këtë situatë, makinën e mbaj ndezur që të rrijë ngrohtë. Jemi bllokuar, nuk kemi ku të shkojmë. Ka 3 orë që rrimë këtu. Jam nisur për në Bulqizë. Ka tre orë që rri në këtë vend në Qafë Murriz. Rruga ndodhet me borë, as borëpastruese, asgjë. Borëpastruesja ka ngelur vetë në mes të rrugës. Nuk di sa do rrimë, jam me burra, gra e fëmijë në makinë. Çfarë të bëjmë.” – tha një shofer, shkruan BW.
Ndërsa një tjetër shofer pohon se ishte nisur drejt Peshkopisë dhe se është bllokuar në Qafën e Murrizit që prej ors 1 të mesditës.
“Që nga ora 13 jemi bllokuar. Fadroma ka ngecur për vete në rrugë. Jam nisur për në Peshkopi. Unë jam me familje, nuk kam ku të shkoj. Asgjë, rrimë në makinë.”
*Video marrë nga BW