Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Shkodër


Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër. Një 22-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 24-vjeçari.

I plagosuri është identifikuar si Arsen Beqiri dhe është dërguar në spital ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” përballë spitalit.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin  A. B., 24 vjeç,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen  e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.