Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës/ Policia arreston 7 persona në procedim 40 të tjerë


Policia ka njoftuar se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë u kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve.

Policia e Tiranës njoftoi se gjatë protestës janë arrestuar 7 persona në flagrancë, ndërsa 40 të tjerë janë proceduar penalisht, shumica prej tyre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Personat e arrestuar u akuzuan për “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”.

Policia theksoi se gjatë tubimeve, deputetët dhe përfaqësuesit politikë kanë nxitur tubuesit të kundërshtojnë urdhrat e autoriteteve dhe të bllokojnë akset rrugore, duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe duke shkaktuar përplasje me policinë.

Shumica e 40 personave të proceduar janë deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë

Lista:
Flamur Noka,
Çlirim Gjata,
Xhelal Mziu,
Albana Vokshi,
Oerd Bylykbashi,
Flamur Hoxha,
Petrit Doda,
Agron Gjekmarkaj,
Elda Hoti,
Lefter Maliqi,
Tedi Blushi,
Gazment Bardhi
Luçiano Boçi,
Lefter gështenja
Saimir Korreshi,
Erisa Xhixho.
Ina Zhupa

Njoftimi:

Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:

-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.