Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has, kishte dalë për gjueti



Një 68-vjeçar në Has dyshohet se është vrarë aksidentalisht me armë gjaku, teksa kishte dalë për gjueti.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përrollaj, ku ka mbetur i vrarë H. U., 68 vjeç.

Krumë/Informacion paraprak

Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.