Vendosni fjalën kyçe....

Spahia del pas një ore nga SPAK: Nuk u thirra për korrupsion apo lidhje me krimin


Pas 1 ore e 20 minuta del nga Prokuroria e Posaccme ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se thirrja e tij në SPAK nuk ka lidhje me rast korrupsioni e as me krimin.

“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.