Vendosni fjalën kyçe....

Të krishterët në Siri protestojnë pas djegies së pemës së Krishtlindjes


Protestat shpërthyen në lagjet e krishtera të kryeqytetit sirian Damask pasi një peme Krishtlindjeje iu vu zjarri në një qytet tjetër nga njerëz të paidentifikuar mbrëmjen e së hënës.

Një video që tregon burrat duke i vënë zjarrin një peme të Krishtlindjeve të vendosur publikisht në qytetin me shumicë të krishterë të Suqaylabiyah, pranë qytetit Hama, u shfaq në internet, duke nxitur protesta.

Është e paqartë se kush ia vuri zjarrin pemës, por u shfaq një video e një rebeli që qëndronte pranë priftërinjve të krishterë duke u zotuar të ndëshkojë autorët.

“Mëngjesin tjetër do e shihni pemën të restauruar plotësisht,” i tha rebeli i paidentifikuar një grupi protestues pranë pemës së djegur të Krishtlindjes.

Incidenti ndodhi tre javë që kur rebelët e opozitës udhëhoqën një fushatë të suksesshme për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad.

Protestuesit në kryeqytet marshuan drejt kishave për të kërkuar mbrojtje më të mirë për të krishterët në vend, shkruan CNN.