Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar për sulme terroriste në veri të vendit duke përcaktuar si periudhë kohore atë “para dhe pas Vitit të Ri”.
Gjatë një konference me me gazetarët ai tha se sulmet synojnë jo vetëm të dëmtojnë infrastrukturën jetike të Kosovës por edhe të nxisin incidente ndëretnike e panik mes qytetarëve.
“Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shëtit serbë, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, tha Kurti.