Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë konfirmon rezultatin e zgjedhjeve, 21 viktima nga trazirat në Mozambik


Të paktën 21 persona janë vrarë në trazirat që përfshinë vendin pasi Gjykata e Lartë e Mozambikut konfirmoi të hënën fitoren e partisë në pushtet prej shumë kohësh “Frelimo”, tha ministri i Brendshëm i vendit të martën vonë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Mozambikut shkaktoi protesta të reja mbarëkombëtare nga grupet e opozitës dhe mbështetësit e tyre, të cilët thonë se votimi ishte i manipuluar.

Shtatëdhjetë e tetë persona janë arrestuar deri tani dhe masat e sigurisë janë forcuar në gjithë vendin, tha ministri i Brendshëm Pascoal Ronda për median publik TVM.

“Forca e armatosura do rrisin praninë në pikat kyçe,” tha ai.

“Frelimo” është akuzuar vijiimësisht nga kundërshtarët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve për manipulim të votave. Ajo i ka mohuar këto akuza.