Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano


Ambasadori shqiptar në Zvicër Mustafa Nano është dorëhequr nga pozicioni që mbante prej korrikut të vitit 2023. Lajmi është konfirmuar nga vetë Nano në një deklaratë për median LeCanton27.ch.

Në reagimin e tij, ai ka falënderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.

Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023.