Vendosni fjalën kyçe....

U plagos me armë zjarri nga shoku i tij, arrestohet 24-vjeçari pasi nuk tregoi autorin


Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë hetimeve për një plagosje me armë zjarri që ndodhi më 23 dhjetor 2024, ai nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat e incidentit.

24-vjeçari i cili ishte plagosur në këmbë, nuk ka treguar informacion të mjaftueshëm për autorin e plagosjes gjatë pyetjeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën  penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur  A. B., 24 vjeç.

Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve Policia ka  shpallur në kërkim shtetasin  E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.

Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.