Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Tiranë/ Personi që kishte marrë banesën me qira “zhduket” pa gjurmë


Pas hetimeve lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak ditë më parë në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, policia ka zbuluar se lënda plasëse është hedhur me anë të një droni, i cili gjithashtu ka shpërthyer në momentin e përdorimit.

Ky shpërthim ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Hetuesit janë duke analizuar mbetjet e dronit për të identifikuar personat që mund të jenë përgjegjës për hedhjen e lëndës plasëse. Megjithatë, deri tani, autorët e shpërthimit ende nuk janë identifikuar .

Në dëshminë e tij, pronari i apartamentit ka deklaruar se banesën ia kishte dhënë me qira një çift, dhe se nuk kishte pasur konflikte me ta.

Ndërkohë, shtetasja me iniciale E.A., e cila kishte marrë apartamentin me qira që në fund të korrikut të këtij viti, ende nuk është gjetur dhe marrë në pyetje nga policia./BW