Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” lidhur me tragjedinë ajrore që ndodhi sot në Kazakistan, ku një avion plot me pasagjerë u rrëzua, duke lënë dhjetëra të vrarë.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.