Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Durrës


Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme, në një lokal në Lagjen nr. 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Dyshohet se të shtënat kanë nisur pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave. Fillimisht ata janë përolasur fizikisht dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, për të neutralizuar përplasjen, shkruan Shqiptarja.

Arma mendohet të ketë qenë e llojit “Shotgun”. Sherri dyshohet se ka ardhur për motive banale dhe dy personat e konfliktuar kanë qenë duke pirë në lokal së bashku dhe debati denigroi në përplasje fizike.