Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankimimin e familjarëve të Arben Ahmetajt


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesën e katër familjarëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e zbardhur, e konsiderojnë “të pabazuar kërkesën” e Brunilda Menes, motra e ish.zv.kryeministrit, Flamur dhe Teuta Hoxhës, si dhe Eljona Hoxhës, prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj, shkruan Shqiptarja.

“Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrë më 19 nëntor.

Sipas gjykatës, prokurorët kanë sekuestruar materialet si telefona, USB e kompjutera me dyshimet se  aty “mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin’.

Arben Ahmetaj është nën akuzë për dosjen e inceneratorëve dhe është shpallur në kërkim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Katër familjarët e Ahmetajt kërkuan shpalljen si antikushtetues sekuestriin e materialeve, ndërkohë që më herët ishin hedhur poshtë nga tre shkallët e tjera të gjykatave.

Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023 ndërsa që prej korrikut 2024 është shpallur ë kërkim.

Ai ka kërkuar azil në Zvicër ndërsa në dy intervista të dhëna në media ai ka akuzuar kryeministrin Rama për inceneratorët ndërsa ka paralajmëruar publikimin e materialeve të tjera që sipas tij faktojnë pafajësinë e tij dhe përfshirjen e kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

VENDIMI GJYKATA KUSHTETUESE