Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK të shkojë të pyesë Trump-in për foton. Më pyetën për partneren me të cilën nuk bashkëjetoj” – Këlliçi del nga SPAK


Drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka dalë nga SPAK ku qëndroi për rreth dy orë.

Pas daljes nga prokuroria speciale ai tha sulmoi avokatin Idajet Beqiri që e kishte paditur ndërsa tha se padia ndaj tij kishte  lidhje me denoncimin nga ana e tij të aferës 5D.

“Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D. Kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK. jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Jam sqarues. Në raport me ndodhitë e ditës. Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim. Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua të nxjerrë fytyrën ballë për ballë siç e kam nxjerrë unë” – tha Këlliçi pas daljes nga SPAK.

Ai shtoi se i është kërkuar nga prokurori i çështjes që të mos flasë për disa hollësi të hetimit. Nërsa pohoi se është pyetur për partneren me të cilën tha se nuk bashkëjeton dhe për foton me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump.

“Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për të gjitha. Për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të. Për të gjitha dekaratat e rreme që janë bërë ndaj meje. Për Trump-in  që kanë thënë se kam paguar  dhjetëra mijëra euro për foto me të. Ta pyesin Trump-in, unë kam thënë që kam pasur zero kosto financiare.” – tha Belind Këlliçi.