Liverpuli ka mundur me përmbysje Lesterin 3-1. Golin e parë të ndeshjes e shënuan miqtë në minutëne 6’ me Ayew.
Vendasit e rritën presionin pas pësimit të golit po nuk qenë në gjendje të barazonin deri në minutën e dytë shtesë të kohës së parë me Gakpo. Me nisjen e së dytë Liverpuli gjeti edhe golin e dytë me Jonesdhe te tretin me Salah, pak para fundit të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje ekipi i Arne Slot ka forcuar pozitat në krye duke ruajtur largësinë nga ndjekësi i afërt Çelsi e duke qenë ndër favoritët kryesorë për titullin.