Vendosni fjalën kyçe....

Boçi i bindur: Më 11 maj 2025 do bëjmë atë që duket e pamundur, fitojmë zgjedhjet


 

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi deklaroi mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e 11 majit 20253 do arrihet e pamundura, fitorja e zgjedhjeve.

Ai tha se viti 2024 është i PD-së dhe kreut të saj Berisha duke përmendur fitoren në gjykatë për vulën dhe simbolet e PD-së si dhe heqjen e masës së arrestit në shtëpi për kreun e partisë.

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, Boçi hodhi poshtë pretendimet se ër marrjen e vulës së PD-së ka pasur një pakt Berisha-Rama.

“Kush e ka pranuar këtë skenarin që paska pasur pakt me Edi Ramën për vulën. Në marrjen e vulës ka pasur një njeri që besonte deri në fund, që ishte Sali Berisha. E pamundura do të bëhet e mundur, fryma është në rritje. Në 2025-ën do bëhet e mundur ajo që konsiderohet e pamundur, fitorja e zgjedhjeve”, tha Boçi në News24.