Koreja e Jugut ka votuar për shkarkimin e kryeministrit të saj, Han Duck-soo, dy javë pasi parlamenti miratoi shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol. Në total, 192 deputetë votuan për shkarkimin e tij, duke tejkaluar numrin minimal prej 151 votash që kërkoheshin për të kaluar procesin.
Kryeministri Han mori këtë pozicion pasi presidenti Yoon u fajësua nga parlamenti pas përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur ligjin ushtarak më 3 dhjetor. Han kishte për detyrë të nxirrte vendin nga krizë politike, por deputetët e opozitës argumentuan se ai po refuzonte të përfundonte procesin e shkarkimit të presidentit Yoon.
Ligjvënësit e Partisë së Pushtetit Popullor (PPP), të cilët mbështesin presidentin Yoon dhe kryeministrin Han, protestuan pasi kryetari i Asamblesë Kombëtare, Woo Won-shik, njoftoi se do të mjaftonin vetëm 151 vota për të miratuar projektligjin e shkarkimit.
Kjo do të thoshte se, ndryshe nga 200 votat që kërkoheshin për shkarkimin e presidentit Yoon, këtë herë asnjë votë nga ligjvënësit në pushtet nuk do të ishte e nevojshme për të shkarkuar Han.
Deputetët e partisë në pushtet u mblodhën në mes të sallës së votimit duke brohoritur “i pavlefshëm!” dhe “shpërdorimi i pushtetit!” dhe i kërkuan Kryeparlamentarit të largohej, ndërsa shumica e tyre bojkotuan votimin./BBC