Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë ndalimin e mundshëm të TikTok-ut, ndërkohë që ai punon për një “zgjidhje politike”.
Avokati i tij depozitoi të premten një dokument ligjor në gjykatë, ku theksohet se Trump “është kundër ndalimit të TikTok-ut” dhe “kërkon mundësinë që ta zgjidhë çështjen përkatëse përmes mjeteve politike pasi të marrë detyrën”.
Më 10 janar, gjykata do të shqyrtojë argumentet lidhur me një ligj të SHBA-së që i kërkon pronarit kinez të TikTok-ut, ByteDance, të shesë kompaninë te një firmë amerikane ose përballet me ndalim më 19 janar – një ditë para se Trump të marrë detyrën.
Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar TikTok dhe ByteDance për lidhje me qeverinë kineze, akuza që këto kompani i mohojnë.
Këto akuzat, për një aplikacion që ka 170 milionë përdorues në SHBA, çuan Kongresin të miratojë një ligj në prill, të cilin Presidenti Joe Biden e nënshkroi, i cili kërkon që TikTok të shitet ose të ndalohet.
Avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla…
‘ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm, Qeveria jonë është e…
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.…
Paga minimale mujore neto e Turqisë do jetë 22,104 lira turke (630,36 dollarë) në vitin 2025, tha të martën presidenti…