Vendosni fjalën kyçe....

“Trump në 2027 në Tiranë”, Rama në konferencën e fundvitit: Çelja e negociatave, fakti më domethënës i 2024


Në konferencën e tij tradicionale të fundvitit, Kryeministri Edi Rama ka theksuar arritjet e rëndësishme për Shqipërinë gjatë vitit 2024, duke nisur nga çelja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Rama ka theksuar se ky proces ishte mundur falë angazhimit të një skuadre të madhe kombëtare, që ka realizuar një punë të jashtëzakonshme në përgatitjen e Shqipërisë për fazat e screening-ut dhe diagnozës së sistemit të vendit.

Ai vuri në dukje se vlerësimet pozitive nga Komisioni Europian dhe qeveritë e vendeve më skeptike janë një tregues i progresit të shpejtë dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë në këtë proces.

“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë.

Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të RSH ën të gjitha fushat.
Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite”, tha ai.

Një tjetër lajm i rëndësishëm që Rama shpalli ishte vizita e mundshme e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në vitin 2027, kur Tirana do të presë Samitin e NATO-s.

Kryeministri e cilësoi këtë si një arritje të madhe për vendin, duke theksuar se kjo vizitë do të jetë një shenjë e rëndësishme për marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatët ndërkombëtarë.

Ai shtoi se puna e kryer për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e vendit do të mundësojë realizimin e këtij eventi të madh.

“Akoma më e pamendueshem disa vite më parë është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027 ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA, kemi nisur punën bashkë me NATO-n.

Një ekip vlerësimi për infrastrukturën ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësim për Tiranën që do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishim ndërtuar gjithçka që është ndërtuar këtë dekadë.

Sot trajtohemi si të barabartë jo thjeshtë formalisht port me një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë”, tha ai.